Ja sa janë gjasat e Shaqirit për të kaluar te Schalke dhe Dormtund

PUBLIKUAR

Gjasat e Xherdan Shaqirit që të kalojë në Bundesligë sipas transfermarkt.de janë rreth 59%. Schalke ka 41% gjasa, ndërsa edhe Borussia Dortmund nuk ka hequr dorë nga shërbimet e shqiptarit, ndërsa gjasat e tyre janë 18% dhe në rritje.

Ylli kosovar i futbollit Xherdan Shaqiri, vazhdo të jetë në qendër të këtij afati kalimtar. Spekulimet në lidhje me një transferim të mundshëm të mesfushorit të Interit, Xherdan Shaqiri drejt Gjermanisë janë në rritje.

Sipas ‘Bild’, në garë për mesfushorin e krahut tashmë ka hyrë edhe Borussia Dortmund. 23 vjeçari e ka pranuar publikisht që do të dëshironte të kthehej në Bundesligë, dhe këtë mundësi mund t’ia jap trajneri i ri i Borussias, Thomas Tuchel. Gjasat që Shaqiri të kalojë te Borussia Dortmund janë 18%, shkruan Telegrafi.

Shaqiri kushton 15 milionë euro dhe ka një pagë vjetore prej 3.5 milionë euro.

Për Shaqën është e interesuar edhe Schalke 04, por kalimi i tij te kjo skuadër është i lidhur me kalimin e Julian Draxler te Juventusi. Schalke mbetet më e interesuar dhe gjasat që të kaloj të kjo skuadër janë 41% por në ulje. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...