Reina dhe Biglia: Lamtumirë Higuain

PUBLIKUAR

Lojtarët e Milanit, Pepe Reina dhe Lucas Biglia ia kanë dhënë lamtumirën Gonzalo Higuain, me të cilin kanë qenë shumë të lidhur. “Humba një shok skuadre por e fitova një shok të ngushtë”

Sulmuesi pritet që të ateroi nesër në Chelsea për të kryer testet mjekësore apo të enjten, duke e lënë në gjysmë huazimin e tij në Milan nga Juventusi gjashtë muaj më herët.

Ai është liruar për shkak se Milan ka arritur ti siguroj shërbimet e sulmuesit të Genoas, Krzysztof Piatek i cili është në Milan duke kryer testet mjekësore sonte.

“I kam thënë lamtumirë Higuain me një përqafimë, ky gjithmonë është një moment i hidhur”, ka thënë Reina gjatë një mbrëmje humanitare në Milan.

“I dëshiroj gjithë të mirë dhe përsëri e përqafoj, fatkeqësisht, edhe kjo është në pjesën e futbollit. E humba një shok skuadre, por e fitova një shok të ngushtë”.

Edhe mesfushori Biglia kalojë shumë kohë Higuainin duke përfshirë edhe kombëtaren e Argjentinës.

“Është një ndjenjë e hidhur kur ne i themi lamtumirë një miku, sidomos Pipitas”, ka thënë Biglia në të njëjtën ngjarje.

“Një tjetër lojtar do të vije, një për të cilin shpresohet të bëhet njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. Ne dëshirojmë që të vazhdojmë që të ecim në këtë mënyrë”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...