Zurichu flet shqip, Tarashaj e Kamberi vulosin derbin e madh zviceran (Video)

PUBLIKUAR

Skuadra e madhe zvicerane, Grasshopper është triumfuese në derbin e qytetit të Zurichut, ku mposhti rivalin e madh lokal Zurich FC.

Grasshopper deri tek kjo fitore erdhi falë golave të dy futbollistëve kosovar, Shani Tarashaj që shënoi dy herë dhe i riu Florian Kamberi që vulosi rezultatin përfundimtar 3-2 në fund të ndeshjes.

Tarashaj arriti ta zhbllokoj sfidën në minutën e shtatë të ndeshjes duke shënuar një super gol nga vija e 16 metërshit, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutat e fundit të pjesës së parë, transmeton Telegrafi.

Kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, në skenë del talenti tjetër kosovar Florian Kamberi, i cili shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes golin e fitores me kokë, pasi vetëm disa minuta më parë u inkuadrua në lojë.

Ndryshe për GC nga fillimi luajti edhe mbrojtësi tjetër kosovar Alban Pnishi, ndërsa te Zurichu u paraqitën për 90 minuta,Berat Xhimshiti dhe Armando Sadiku.

Kujtojmë që Shani Tarashaj aktualisht kryeson listën e golashënuesve në kampionatin zviceran me tre gola të shënuar në po aq ndeshje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...