Ibra thotë se mund të largohet, shkon drejt Milanit?

PUBLIKUAR

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka dhënë sinjale se ai mund të jetë drejt rrugës për të nënshkruar me gjigantin italian, Milanin.

Milani ka kohë që po e kërkon lojtarin dhe PSG ka refuzuar që të diskutojë për të.

Por, tash duket se vet Ibrahimovic me agjentin e tij po e bëjnë punën që ai të kalojë te klubi Rossoner.

“Kjo mund të ketë qenë ndeshja ime e fundit për PSG-në. Këtë javë do të marr një vendim të rëndësishëm”, u shpreh Ibra pas fitores ndaj Lyonit.

PSG e mposhti mbrëmë Lyonin për të fituar Superkupën e Francës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...