Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka arritur të shënoj golin e parë për edicionin e ri me skuadrën e tij St Gallen.
Numri 10 i skuadrës zvicerane St Gallen dhe Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka treguar se ende e di mirë zakonin për të shënuar gola.
Në ndeshjen e kampionatit zviceran mes St Gallen dhe Young Boys Bern që përfundoi 1-1, Bunjaku shënoi golin e tij në minutën e 56-të pas një depërtimi në zonën kundërshtare.
Bunjaku ishte në fushë gjatë 90 minutave, ndërsa për Young Boysin, u inkuadrua në lojë edhe talenti Florent Hadergjonaj, i cili edhe pse hyri në fushë në minutën e 80-të tregoi aftësitë që ka.
Hadergjonaj asistoi bukur në zonë për ta prekur mbrojtësi vendas topin me dorë dhe për ta nxjerrë penalltinë.
Pas këtij barazimi, skuadra e sulmuesit gjilanas, St Gallen ndodhet në pozitën e dytë me katër pikë të tubuara pas tri ndeshjeve, ndërsa Young Boysi i Hadërgjonajt tri pozita më poshtë me tri pikë nga tri ndeshje./Telegrafi/


