E përditshmja spanjolle: Ronaldo e detyron Marcelon t’i bashkohet Juventusit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Cristiano Ronaldo nuk dorëzohet, këmbëngul për ta bindur Marcelon t’i bashkohet atij në Juventus, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.

Që prej se portugezi kaloi në Juventus verën e kaluar, ndër fiksimet e tij ka qenë ta bindë brazilianin 30-vjeçar t’i ndjekë hapat e tij dhe të kalojë në Serie A, përcjell Gazeta Express.

Ronaldo dhe Marcelo janë miq të ngushtë dhe komunikojnë vazhdimisht. Ata flasin rregullisht dhe në ato biseda, siç mëson AS, Cristiano i flet mbrojtësit të majtë me një ton për ta bindur t’i bashkohet atij në Juventus.

Së pari, para disa muajsh, Marcelo nuk e kishte menduar këtë mundësi. Në shtator të 2017-es, nënkapiteni i Real Madridit e ripërtëriu kontratën me klubin deri më 2022 dhe tha me bindje se Madridi është shtëpia e tij e dytë dhe se do të dëshironte ta mbaronte karrierën pikërisht aty.

Megjithatë, ndodhitë e kohëve të fundit mund ta bëjnë brazilianin ta ndryshojë mendjen. Solari e ka lënë atë jashtë formacionit startues në dy ndeshjet e fundit, e as nuk e funti në lojë nga stoli. Ai madje është kritikuar nga tifozët në ndeshje kundër Real Sociedadit.

Kjo e ka prekur Marcelon dhe i ka dhënë shpresë Cristianos, i cili ende është i vendosur të ribashkohet me brazilianin në Torino. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...