Merkel mbështet të ardhmen evropiane të Kosovës

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ofruar mbështetje për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ajo ka marrë pjesë në samitin Brdo-Brijon në Dubrovnik.

merkel jahjaga jj

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kanë marrë pjesë në procesin e Brdo-Brijon në Dubrovnik të Kroacisë, që mbledh presidentët dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e cila ka ofruar mbështetjen e saj për këto vende në perspektivën e tyre evropiane.

Ndër temat kryesore të një takimi të gjatë kokë më kokë të Kancelares Merkel me krerët dhe ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit është folur për infrastrukturën dhe energjinë duke theksuar potencialin e madh që ka rajoni.

Presidentja Jahjaga ka thënë se “përparimi drejt BE-së duhet të kushtëzohet nga vullneti ynë për t’i transformuar vendet tona dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet midis shteteve tona”.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet agjenda kryesore e cila na bashkon, e cila e mban paqen dhe stabilitetin në regjion, e cila është katalizator i ndryshimeve për forcim të bashkëpunimit dhe partneritetit mes nesh dhe qytetarëve të vendeve të cilët ne përfaqësojmë’, ka thënë Jahjaga.

Nga ana e saj, edhe kancelarja Merkel, siç thuhet në një deklaratë të Presidencës Kosovare, ka ofruar mbështetjen e shtetit gjerman për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke përmendur shembullin e mirë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa presidentja Jahjaga tha se Kosova nuk po kërkon rrugë më të shkurtra.

“Përkundrazi, përparimi ynë drejt BE-së duhet të kushtëzohet nga vullneti ynë për t’i transformuar vendet ta dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet midis shteteve tona. Dua të theksoj se ndihma juaj e vazhdueshme dhe angazhimi për ta mbajtur këtë perspektivë të qëndrueshme për të gjitha vendet do ta determinojë të ardhmen e këtij regjioni”, tha ajo.

Në një takim të veçantë, ministri në detyrë, Enver Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec dhe ministrin Shtetëror për Çështje Evropiane të Francës, Harlem Desir, me të cilët ka folur për MSA-në, vizat dhe çështjet bilaterale.

Një ditë më herët, Hoxhaj ka marrë pjesë në Samitin 100 të liderëve të biznesit që po ashtu është mbajtur në qytetin e vjetër të Dubrovniku/albinfo.ch/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...