Për klubet e futbollit, borxhet mund të jenë katastrofike pasi që mund të rezultojnë me probleme edhe në fushën e futbollit. Nëse klubi nuk është i drejtuar në mënyrë të duhur, dënimet nga Federatat e Futbollit dhe nga organe si UEFA mund ta përkeqësojnë edhe më shumë situatën në klub.
Shumica e klubeve të mëdha evropiane janë në borxhe, mirëpo për disa nga këta borxhet nuk janë shumë serioze, pasi që ata i kanë paratë për t’i paguar ato, kurdo që një gjë e tillë të iu kërkohet, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, për disa klube të tjera, këto borxhe mund t’ia rrezikojnë ekzistencën e klubit në të ardhmen. Klube si CSKA Moscow hyjnë në këtë listë, pasi që përfitimet e tyre financiare janë shumë më të ulëta sesa shuma e borxhit të tyre.