​Shaqiri në mesin e Top 10 lojtarëve me më së shumti trofe

PUBLIKUAR

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është në mesin e top dhjetë futbollistëve të Premierligës me më së shumti trofe të fituar gjatë karrierës së tyre. Zvicerani me origjinë shqiptar i ka fituar 13 trofe deri më tani.

Këta 13 trofe në kabinetin e Shaqirit kanë ardhur gjatë periudhës sa ai ishte pjesë e skuadrës së Baselit në Zvicër dhe e Bayern Munichut në Gjermani. Ai ende nuk ka fituar asnjë titull në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, trofeu i parë në Angli mund të vijë për Shaqirin në sezonin e tij të katër në këtë ligë, pasi që Liverpooli është në rrugën drejt titullin të Premierligës. Nëse skuadra e Jurgen Kloppit arrin ta mbajë vendin e parë në ligë deri në maj, atëherë në kabinetin e Shaqirit do të shtohet edhe një medalje e artë.

Shaqiri ka baras trofe të fituar me Nicolas Otamendin dhe David Silvën, ndërsa vetëm shtatë futbollistë kanë më shumë medalje të arta se ai. Këta lojtarë janë: Alexis Sanchez (14), Claudio Bravo (15), David Luiz (17), Stephan Lichtsteiner (17), Lucas Moura (18), Fernandinho (20) dhe Pedro (25).

Trofetë e Shaqirit:

  • Swiss Super League 2009/10, 2010/11, 2011/12,
  • Swiss Cup 2009/10, 2011/12,
  • Bundesliga 2012/13, 2013/14,
  • DFB-Pokal 2012/13, 2013/14,
  • DFL-Supercup 2012,
  • UEFA Champions League 2012/13,
  • UEFA Super Cup 2013,
  • FIFA Club World Cup 2013

Shaqiri i ka bërë gjithsej 22 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, 17 prej të cilave në Premierligë. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur t’i shënojë gjashtë gola dhe t’i bëjë 3 asiste. Ai ishte titullar për dhjetë ndeshje të Premierligës,

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...