Alba: Dua të qëndroj

PUBLIKUAR

Jordi Alba ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, mirëpo e ardhmja e tij është në duart e klubit katalonas.

Kontrata e mbrojtësit të krahut të majtë skadon në fund të stinorit të ardhshëm, dhe bisedimet për një kontratë të re janë në proces e sipër, transmeton Gazeta Express.

“Çdo gjë është e njëjtë për mua, kam edhe një vit kontratë dhe nuk e di se çfarë mendon klubi”, ka thënë Alba.

“Jam i qetë. Dua të qëndroj këtu pasi që ky është klubi që e dua dhe e kam përkrahur gjithmonë, mirëpo varet nga klubi”.

29-vjeçari iu bashkuar Barcelonës në vitin 2012 nga Valencia, ai i ka fituar 13 tituj që prej se është në “Camp Nou”, duke përfshirë katër tituj të La Ligës dhe titullin e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...