Lipjani e ka siguruar edhe përforcimin e dytë në këtë afat kalimtar.
Klubi lipjanas në basketboll ka njoftuar para pak çastesh se ka transferuar amerikanin, Ronald Farmer Blanchard.
I gjatë 208 cm, Blanchard do ta ndihmojë Lipjanin në pozitën e qendrës, raporton Zëri.

Basketbollisti në fjalë ka përvojë të madhe, teksa më parë ka luajtur në Washington Adventist University, Gjermani, Bolivi, Argjentinë, Puerto Riko.
Së fundmi, ai ishte pjesë e CB Utrera në Spanjë, dhe kishte një mesatare pikësh prej 13.
Lipjani i ka uruar mirëseardhje basketbollistit në fjalë./Zëri/


