Interi i ka nisur bisedimet me mbrojtësin e djathtë Antonio Valencia, i cili e ka ndërmend të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni.
Gazeta britanike Mirror raporton se tashmë kanë nisur bisedimet për kushtet personale mes Valencias dhe zikaltërve, transmeton Gazeta Express.
Vlanecia do të jetë lojtar i lirë në qershor të 2019-s, atëherë kur kontrata aktuale me Unitedin i mbaron. Por, ekuadoriani e ka ndërmend të largohet nga “Old Trafford” pas 10 viteve qëndrimi.
Ai iu bashkua Unitedit nga Wigani në vitin 2009 si lojtar anësor, por u transformua në mbrojtës të krahut të djathtë.
Edhe pse Manchester Unitedi e ka një opsion për t’ia zgjatur kontratën atij për edhe 12 muaj të tjerë, duket se nuk do ta bëjë një gjë të tillë. /Gazeta Express/