Përveç në Brezovicë, taksë për të hyrë do të paguajnë vizitorët në Bogë, Prevallë, Rugovë, Deçan e Junik

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Secili person i rritur para se të hyjë në qendrën e skijimit në Brezovicë po paguan taksën prej 1 eurosh ndërsa për fëmijë kushton 50 centë. Kjo pagesë do të fillojë të aplikohet në Bogë , Prevallë, Rugovë e disa parqe tjera nacionale. Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, tregon për Gazetën Express, se aplikimi i pagesës do të ndihmojë në rritjen e sigurisë, ndaljen e shprehisë së prerjes së pyjeve dhe ndaljen e ndërtimeve pa leje. Kjo pagesë nuk do të vlejë për banorët e këtyre zonave, sepse pritet të pajisen me kartela.

Sezoni dimëror joshë shumë qytetarë që vikendin ta kalojnë në njërën nga qendrat turistike të Kosovës. Përveç shpenzimeve të rrugës dhe atyre të qëndrimit në qendra turistike e parqe nacionale, secili vizitor duhet të përgatitet edhe për pagesën prej 1 eurosh. Pagesa vlen për një individ, zbritje në pagesë nuk ka për një familje komplet. Sa persona të hyjnë në këto qendra do ta paguajnë nga 1 euro përveç fëmijëve 50 centë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se një laurë është vendosur në Brezovicë, dy laura do të vendosen në Prevallë, një në Gryke të Rugovës, dy në Deçan dhe një në Junik.

Këto laura do të vendosen para hyrjes në secilin park nacional të vendeve të përmendura më lartë, tha Matoshi.

“Taksa do të aplikohet për hyrjen në parqet nacionale. N’këtë mënyrë kontrollohen hyrjet në parqet nacionale, pritet të parandalohet prerja e pyjeve dhe ndërtimet pa leje”, tha Matoshi për Gazetën Express.

Fatmir Matoshi, Minister i Ambientit
Fatmir Matoshi, Minister i Ambientit

Pagesa nuk do të vlejë për banorët e këtyre zonave, sqaroi ai.

“Banorët e zonave nuk do të paguajnë, pajisën me kartela”, tha Ministri.

Ky projekt, parsheh edhe bërjen e dy qendrave informative për parqet nacionale. E gjithë kjo punë pritet të përfundojë gjatë muajit maj.

“Do të bëhen dy qendra informative për parqe, pritet në muajin maj me përfundu”, tha Matoshi për Gazetën Express.

Shtoi se, parqet nacionale asnjëherë nuk kanë pasur trajtim serioz.

Sidoqoftë, që nga aplikimi i taksës në Brezovicë, shumë qytetarë janë shprehur kundër saj. Sipas të cilëve së pari do të duhej të investohej nëpër qendrat turistike pastaj të vendosej taksa. /Gazeta Express

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/pervec-ne-brezovice-takse-per-te-hyre-do-te-paguajne-vizitoret-ne-boge-prevalle-rugove-decan-e-junik-615190/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...