Nuk hiqet testi, ulen kriteret

PUBLIKUAR

00_12_14054040591237254962
Për çdo vit më shumë se gjysma e maturantëve mbesin pa diplomë të shkollës së mesme. E gjithë kjo si pasojë e moskalueshmërisë së testit të maturës që ata i nënshtrohen e të cilin e organizon për çdo vit Ministria e Arsimit.
Gjatë tri viteve të fundit rreth 50 për qind e nxënësve të cilët kanë hyrë në këtë provim nuk e kanë kaluar atë. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit kalueshmëria më e vogël e nxënësve shënohet gjatë afatit të parë të Testit të Maturës pra atij të qershorit, ku për çdo vit më shumë së pesëdhjetë për qind të studentëve të cilët i nënshtrohen këtij provimi nuk e kalojnë atë.

Në vitin 2012 në afatin e qershorit kanë kaluar rreth 47 për qind e maturantëve, ndërsa po të njëjtin vit, por në afatin e dytë atë të gushtit rreth 72.3 për qind e kanë kaluar provimin gjë e cila dëshmon për diferencën në mes të afatit të parë me atë të dytit, si dhe për parregullsitë që mund të jenë bërë gjatë procesit të testimit. ….( Tribuna).

 

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...