Ja kur do të nisen për në Hagë të ftuarit e parë të Speciales

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Dy ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, pritet që  të shtunën ose të dielën të nisen drejtë Hagës, kurse më 14 janar (të hënën) pritet të intervistohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar raporton “Zeri.info”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur për “Zërin” avokati i dy ish komandantëve të UÇK-së, Arianit Koci i cili ka thënë që ende nuk e ka vendosur saktësisht datën e udhëtimit.  “Në këtë vikend do të udhëtojmë për në Hagë. Të dielën në mbrëmje ne duhet të jemi atje, pasi të hënën fillon intervistomi”, ka thënë Koci për “Zërin”.

Ndërkohë Koci duke mos komentuar më shumë ka thënë që ka mundësi që të udhëtoj me të dytë së bashku. “Nuk e kemi vendos ende por ose do të shkoj me njërin ose me të dy bashk. Këtë vikend të dielën në mbrëmje do të jemi aty ku na kanë ftuar”, theksoi ai.

Ndërkohë, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”, ka marrë urdhër që të paraqitet në Hagë më 17 janar të vitit 2019, ndërsa ish komandanti i UÇK-së, Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini”, është ftuar nga Gjykata Speciale me datë 22, 23 dhe 24 janar.

Të ftuarit e parë të Gjykatës nuk dihet ende nëse janë ftuar të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit apo vetëm si dëshmitar./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...