Thaçi: Janari, muaj i heroizmit dhe lavdisë për Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar muajin janar, si të heroizmit dhe lavdisë për Kosovën.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka përmendur rënien e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës në vitin 1982.

“Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982”, ka shkruar fillimisht Thaçi.

Presidenti gjithashtu foli edhe për rënien e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Ata vlerësoi se ishin motiv shtesë, për brezat e tjerë për çlirimin e Kosovës.

“Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...