A do të kompensohen financiarisht personat që shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Ende pa nisur aktivizimi i Gjykatës Speciale në buxhetin e vitit 2017, Qeveria e Kosovës pati ndarë një fond të veçantë prej 1.5 milion eurosh për mbrojtjen juridike dhe për mbështetjen financiare për personat që potencialisht do të ishin të akuzuar nga Specialja, shkruan Gazeta “Zëri”. 

Megjithëkëtë, ky fond po konsiderohet i pamjaftueshëm nga avokatët e akredituar nga kjo Gjykatë tash pasi ky mekanizëm veçse është aktivizuar. Por sipas tyre, ky është vetëm fillimi, pasi së shpejti pritet të nxirret edhe rregullorja për ndarjen e mjeteve për kompensimin dhe për mbrojtjen e të akuzuarve.

Teksa ka folur rreth mundësisë së kompensimit ndaj personave që mund të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale, Tahir Rrecaj ka thënë se nuk ekziston një mundësi e tillë.

“Jo, nuk është paraparë mundësia. Edhe Haradinaj, edhe Limaj janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavi, por nuk janë kompensuar. Tani Qeveria a i kompenson ose jo, nuk e di, por pritet të nxirret rregullorja, vetëm ndarja e mjeteve sa për fillim, por  nuk është detajuar”, ka potencuar avokati Rrecaj gjatë një bisede për “Zërin”.

Ndërkaq, duke folur për rastet e ngjashme në vendet e rajonit, Lajqi ka thënë se Kroacia e Serbia i kanë mbështetur në të gjitha format qytetarët e vendeve të tyre, të cilët janë përballur me të tilla raste.

“Republika e Kroacisë, sidomos Republika e Serbisë, 14 vjet (prej vitit 2001 deri më 2015-n) i ka mbështetur financiarisht në të gjitha format qytetarët e vet, të cilët janë ballafaquar me Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi”, ka deklaruar Driton Lajqi. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...