BE-ja përkrah kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë – Serbi në vazhdimësi ka kërkuar që të dyja vendet të mos kushtëzojnë këtë proces. Megjithatë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, Bashkimi Evropian po e mbështet Serbinë në kushtëzimin e dialogut me heqjen e kësaj takse. Qeveria e Kosovës thotë se dialogu nuk lidhet me taksën ndaj mallrave serbe, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë për gazetën “Zëri” se Kosova e Serbia duhet ta angazhohen që dialogu të vazhdojë, pasi normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve lidhet me perspektivën dhe me aspiratat e tyre për anëtarësim në BE.

“Për tarifat qëndrimi ynë është i qartë: vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina në 100% është një shkelje e qartë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të frymës së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian e Kosovës”, ka deklaruar Kocijançiq

SHIKO MË SHUMË

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...