Barca bllokon Adrianon

PUBLIKUAR

Roma duket se nuk do ta transferojë Adrianon, pasi Barcelona i ka ofruar kontratë të re.

Futbollisti brazilian ishte shumë pranë kalimit në Stadio Olimpico, por gjërat kanë ndryshuar.

Luis Enrique nuk dëshiron ta humbë mbrojtësin e krahut, prandaj i ka kërkuar klubit që t’i ofrojë rinovim.

Sipas Mundo Deportivo, Blaugranët i kanë ofruar vazhdim njëvjeçar të kontratës aktuale, e cila ishe valide deri në vitin 2017 (pra me kontratën e re, ai do të qëndrojë në Camp Nou deri më 30 qershor të vitit 2018).

Sa i përket Romës, Adriano ishte i gatshëm të pranonte një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...