Guardiola bën thirrje për “ligë të dytë” pas largimit të Diazit dhe Sanchos nga City

PUBLIKUAR

Trajneri katalunas ka dhënë sot një mendim se e vetmja mundësi që lojtarët e rinj të kenë sukses është formimi i një lige të dytë, pasi që Cityt i janë larguar dy nga lojtarët më të mirë të tyre nga akademia

Pep Guardiola beson se një “ligë e dytë” do të ndihmonte lojtarët e rinj që të luajnë në skuadra të Premier Ligës pas largimit nga klubi të Brahim Diazit për në Real Madrid.

Diaz nënshkroi kontratë gjashtë vjet e gjysmë të dielën derisa nuk ka startuar në asnjë ndeshje të Premier Ligës, ku transferi i tij u kompletua për 15 milionë funte plus 6.5 milionë euro bonuse.

Guardiola është ka përballet me kritika të shumta pasi që nuk po i jep hapësirë lojtarëve të rinj, siç ishin Sancho, Diaz dhe Phil Foden, të cilët nuk kanë startuar me City në Premier Ligë, përjashto Foden që është zëvendësuar.

Por, ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut beson që është e nevojshme që federata në Angli të themelon një ligë e cila do të ishte më efektive për të parë zhvillimin e lojtarëve tërinj.

“Të krijojmë një ligë të dytë kualitative”, tha Guardiola për gazetarët të martën. “Pas kësaj të krijojmë një skuadër të dytë të mirë në të cilën do të kishte lojtarë të rinj të mirë që do të luanin mandej në Premier Ligë”.

“Të luani kundër skuadrave të vërteta. Kundër lojtarëve që kanë 24, 25, 26, 27 vjet. Pra duhet të garoni më të vërtetë në ndeshje të vikendit. Të luftoni për mbijetesë apo për trofe, krijojeni këtë”.

“Pas kësaj, ndoshta menaxherët në Premier Ligë do të kishin më shumë kurajo që ti thërrasin ata në ndeshje. Por, ata nuk e bëjnë këtë, pasi që ata luajnë çdo vikend ndeshje miqësore më shumë”.  /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...