Për shkak të mungesave në sulm, Real Madridi e do sensacionin e Serisë A

PUBLIKUAR

Real Madridi është duke e shikuar mundësinë ta huazojë sulmuesin Krzysztof Piatek nga Genoa gjatë këtij muaji, sipas Diario AS.
Santiago Solari është duke u përballur me mungesë opsionesh në vijën e sulmit për shkak të një krize lëndimesh, pasi Gareth Bale dhe Marco Asensio janë dëmtuar, transmeton Gazeta Express.

Prandaj, kampioni evropian është duke kërkuar të përforcohet me Piatekun, sulmues polak që ka mahnitur deri tani në Serie A, duke i shënuar 13 gola në 19 ndeshjet e deritanishme në Serie A.

Edhe pse është raportuar vazhdimisht se Eden Hazardi do të transferohet në Madrid për një shumë të majme parash në verë, Reali ka nevojë për më shumë përforcime, sidomos tani në janar./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...