Lëndohet përsëri Toni Kroos

PUBLIKUAR

Toni Kroos ka pësuar një lëndim tjetër gjatë humbjes kundër Real Sociedadit dhe gjermani pritet të jetë jashtë fushave s’paku edhe dy javë

Lëndimi është i shkallës së dytë në kofshë dhe ai do ti bashkohet Mariano Diazit, Marco Asensios, Gareth Bale-it dhe Marcos Llorentes në dhomën e mjekëve.

Ai do të mungojë në dy ndeshje e Kupës së Mbretit kundër Leganes, bashkë me ndeshjet në La Liga Santander  kundër Real Betisit dhe Sevillas.

Duket se ai nuk do të mund të luaj as në ndeshjen e parë të mundshme çerekfinale në Kupën e Mbretit, nëse ata kualifikohen dhe do të jetë në dyshim për ndeshjen e fundit në La Liga në fund të janarit kundër Espanyolit.

Mbetet të shihet se kë do ta fus në vendin e ti Solari, me Dani Ceballos, Fede Valverde dhe Isco që janë disa nga kandidatët.

Në një muaj më shumë ndeshje, trajneri nuk pret po ashtu që Llorente të kthehet së paku në dy javët e ardhshme. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...