Shikoni super golin e Shkëlzen Gashit nga gjuajtja e lirë (Video)

PUBLIKUAR

Shkëlzen Gashi nuk arriti të shënoj në ndeshjen e parë në kampionatin zviceran, mirëpo dy ndeshje pa gol për të është e pamundur.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka qenë realizator i golit të parë në fitoren e Baselit 3-2 ndaj Grasshopperit.

Gashi shënoi golin e parë në ndeshje pas një distance prej 20 metrave nga gjuajtja e lirë, ku mposhti portierin vendas të ish-skuadrës së tij Grasshopper.

Për Baselin titullar ishte vetëm Shkëlzen Gashi nga shqiptarët, ndërsa Taulant Xhaka u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të.

Ndërkohë tek vendasit e Grasshopper, me lojë shumë të mirë u dallua talenti i madh kosovar, Shani Tarashaj, që luajtu 75 minuta në këtë takim.

90 minuta të plota tek vendasit e GC, i bëri mesfushori Alban Pnishi që pati paraqitje të mirë. /Telegrafi/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...