Tifozët e zgjedhin nokautin më të mirë të vitit 2018

PUBLIKUAR

Viti 2018 ka qenë fantastik për botën e boksit, për boksierët e përfshirë, dhe mbase për tifozët e zjarrtë.

Rikthimi i Tyson Fury dhe barazimi i tij ndaj Deontay Wilder, arritja e Anthony Joshuas për t’u bërë kampion i unifikuar i botës, Tony Bellew që e çoi në pension David Hayen, para se të pensionohej edhe vet pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk, ishin ngjarjet më të veçuara në boksin e kategorisë së rëndë vitin që lamë pas, transmeton Gazeta Express.

Sky Sports e ka bërë një sondazh me tifozët për ta zgjedhur online nokautin më të mirë të vitit 2018.

Dhe natyrisht pati nëntë nominime, përfshirë nokauti i Dereck Chisores ndaj Carlso Takam, i Deontay Wilderit ndaj Luis Ortiz dhe i Usykut ndaj Bellewit në nëntor.

Noakuti më i mirë u zgjodh i Whyte ndaj Lucas Brown, pasi mori 22 për qind të votave, më së shumti. Pra, 47 mijë vota në total.

Noakuti tjetër i Whyte, këtë herë ndaj Chirosës, u rendit i dyti më 17 për qind të votave.

Ndërsa, vendin e tretë e zuri Alexander Povetkin me nokautin e tij ndaj David Price. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...