Nathaniel Clyne pritet të huazohen në Bournemouth

PUBLIKUAR

Bournemouth kanë arritur marrëveshje për të nënshkruar me alon e djathtë të Liverpoolit, Nathaniel Clyne deri në fund të sezonit

Anglezi 27 vjeçar ka luajtur vetëm katër ndeshje të Premier Ligës këtë sezon, derisa është zëvendësuar tri herë.

Clyne sigurisht do të luaj më shumë në Bournemouth, të cilët kohëve të fundit kanë probleme me lëndimin e lojtarëve në këtë pozitë, Simon Francis dhe Adam Smith.

Junior Stanislas ka luajtur në anën e djathtë të mbrojtjes për Bournemouthin në barazimin 3-3 kundër Watfordit të mërkurën dhe është lavdëruar për paraqitjen e tij të mirë nga menaxheri Eddie Hoëe-por ai është më shumë një mesfushor ofensivë i krahut.

Clyne ju bashkua Liverpoolit nga Southampton në verën e vitit 2015 dhe fillimisht ishte zgjidhje e parë në anën e djathtë.

Megjithatë, ai ishte lënduar sezonin e kaluar dhe ka mbetur pa minuta te lojës shkaku i shkëlqimit të Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez që kanë shkëlqyer në atë pozitë. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...