Ahmeti qëndron në Shalë e Baicë

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve në Krojmir, dhe Baicë, si dhe ndërtimin e sallës së sporteve në Shalë.

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve në Baicë , Krojmir, Sllovi, Ruvc të Ri, shumë shpejt do të fillojnë asfaltimi edhe në Bujan, Gadime të Epërme, Gadime të Ulët, Janjevë, Ribar i Madh, Dobrajë e Madhe si dhe disa rrugica në Lipjan.

Në këtë rast, kryetari Ahmeti, tha se, me ketë dinamik do të vazhdohet ndërtimi i trotuareve në qytetin e Lipjanit, dhe me krijimin e hapësirave të reja.

“ Këtë vit do të investohen 200 mijë euro, në trotuare, parkingje dhe hapësira publike duke shtuar gjelbërimin dhe ndriçimin publik në qytet”, ka thënë Ahmeti, duke theksuar se, do të vazhdohet me asfaltimin e rrugëve dhe do të punohet në shumë shkolla në infrastrukturë shkollore, duke ndërtuar, tretuar, rrethoja të oborreve, fusha sportive dhe infrastrukturë tjetër të nevojshme për shkollat e komunës së Lipjanit.

Kreu komunal, po ashtu ka theksuar se është zgjedhur transporti i nxënësve për fshatrat e Gadimes, Sllovisë dhe disa vendbanimeve të tjera.

“ Është rinovuar shkolla e Akllapit dhe do të rinovohet kulmi i shkollës në Resinovc, të njëjtën kohë ka përfunduar rinovimi i sallës në shtëpinë e kulturës, e cila është në përfundim e sipër”, ka thënë Ahmeti, njofton komuan e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...