Icardi kërkon dyfishim page?

PUBLIKUAR

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit raportohet se ka kërkuar nëntë milionë euro pagë për sezon për sulmuesin e Interit, nëse ata dëshirojnë kontratë të re me lojtarin

Argjentinasi, që është edhe kapiten i Nerazzurri, por ai ka klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tanishme që është valide vetëm në dy javët e para të korrikut.

Klubi dëshiron ta heq këtë klauzolë, por deri me tani ata nuk kanë arritur që ti sigurojnë një kontratë më të mirë sulmuesit.

Sipas Corriere della Sera, agjentja dhe gruaja e Icardit, Wanda ka kërkuar nga Interi pagë 9 milionë për sezon për burrin e saj, por ka shtuar se klauzola mund të rritet por jo edhe të hiqet.

Kjo tregon se Icardi do ta dyfishonte pagën e tij të tanishme në Inter dhe do të bëhej njëri prej lojtarëve më të paguar në Serie A.

Sulmuesi dhe agjentja e tij përndryshe janë në pozitë të mirë, pasi që për Icardin interesim ka shfaqur Real Madridi, që mund ta aktivizojnë klauzolën e tij në verë. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...