​Drejtori sportiv i Juventusit zbulon prapaskenat e transferimit të Ronaldos

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e pranon se nuk e kishte marrë seriozisht në fillim ofertën e Jorge Mendesit për ta transferuar Cristiano Ronaldon, pasi që kishte menduar se ai po bënte shaka.

Superylli portugez u largua nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, kur u transferua në Juventus për 112 milionë euro. Drejtuesi e Juventusit kanë bërë të ditur se ky transferim është bërë me qëllim suksesin në garat evropiane, transmeton Gazeta Express.

Juventusi e ka fituar titullin e Serisë A në shtatë vitet e fundit radhazi, dhe Coppa Italian në katër vitet e fundit. Mirëpo, kaq të suksesshëm nuk janë treguar edhe në Evropë, pasi që dështuan në finalen e Ligës së Kampionëve në vitet 2015 dhe 2017.

“Ronaldo është Ronaldo, nuk kam çfarë të them më shumë. Jemi të lumtur me të dhe jo vetëm në aspektin teknik. Ai punon shumë çdo ditë dhe është një shembull i mirë. Kur e shikon djaloshin që është numri një duke punuar ashtu, të gjithë obligohen ta bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Paratici.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ishte një transferim historik dhe ne duhet ta falënderojmë presidentin dhe Real Madridin sepse shitja e një lojtari të tillë nuk është e lehtë. Kontakti i parë ishte në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Jorge Mendes më tha se Ronaldo dëshiron të transferohet në Juventus”.

“Mendova se ishte shaka, po pastaj se u takuam për të diskutuar dhe ai e përmendi Ronaldon përsëri. Në atë pikë e kuptova se ne mund të tentojmë ta transferojmë Ronaldon dhe shkova të takohem me [presidentin e Juventusit] Andrea Agnellin”.

“Nuk ishte e lehtë, por ai ishte menjëherë shumë pozitiv sa i përket aspektit teknik, si dhe për motivimin e lojtarit dhe asaj që ai mund të na i sillte në klub. Pas disa orëve, ai më telefonoi përsëri dhe më tha se duhet ta bënim një ofertë”.

“Kur i tregova trajnerit Allegri, ai ishte shumë i lumtur dhe është një trajner me fat. Allegri foli për këtë gjë me drejtorët komercial, i shikuam numrat dhe vendosëm se do të ishte mirë që të vazhdonim”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...