“Kodra e Trimave” kërkon planifikim të mirëfilltë të lagjes

PUBLIKUAR

ldquo-kodra-e-trimave-rdquo-k-euml-rkon-planifikim-t-euml-mir-euml-fillt-euml-t-euml-lagjes_hd

Komuna e Prishtinës mbajti takimin e parë me banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, për të diskutuar lidhur me shqetësimet e qytetarëve të kësaj lagjeje.

Në këtë diskutim publik banorët kërkuan planifikim të mirëfilltë të lagjes. Kërkesat e tyre konsistonin në zgjidhjen e problemit me kanalizimin, ndërrimin e gypave të ujit, ndërtimin e shkollave, çerdheve, fushave sportive apo parqeve rekreative si dhe ndërtimin e një shtëpi kulture.

Po ashtu ata kërkuan nga Komuna që të zgjidhet çështja e pronave.

Komuna e Prishtinës, përmes një kumtese thekson do të marrë parasysh të gjitha kërkesat dhe propozimet që parashtruan qytetarët dhe do të organizojë edhe takime të tjera me banorët e lagjes, në mënyrë që ata të përfshihen sa më shumë në vendimmarrje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...