YAHR kërkon ekzekutivit Lipjanit më shumë hapësira gjelbëruese

PUBLIKUAR

 

Nëpërmjet një komunikate Organizata Youth Association for Human Rights YAHR ka kërkuar nga komuna e Lipjanit që të ketë më shumë hapësira publike në këtë komunë

“Në qytete, hapësirat e gjelbra luajnë një shumëllojshmëri funksionesh si: oksigjenimi, hijezimi, kënaqësia estetike, rikualifikimi, rregullimi i regjimit të ujërave, kapja e CO2-shit etj. Bimësisë i atribuohet shpeshherë efekti i “purifikimit” të ajrit nga ndotësit atmosferikë. Problemi i cilësisë së ajrit përfaqëson në mjedisin urban një nga elementët kritikë mjedisorë, edhe në lidhje me temën e shëndetit publik dhe kontributin e hapësirave të gjelbra në përqendrimin e ndotësve atmosferikë.. Për këtë arsye është e nevojshme që krijohen më shumë hapësira gjelbëruese në qytetin e Lipjanit dhe njëherit është edhe premtimi kryesore i kryetarit të Komunës së Lipjanit Z. Ahmeti i dhënë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, që ishte edhe shtimi i hapësirave gjelbëruese dhe mirëmbajtja e atyre ekzistuese, por gjatë këtyre dy viteve të fundit , përveç mirëmbajtjes së hapësirave gjelbëruese ekzistuese, nuk kemi ndonjë lëvizje konkrete për krijimin e parqeve të reja gjelbëruese në qytetin e Lipjanit.”

Madie YAHR ka bërë thirrje që ekzekutivi i Lipjanit, që të planifikoj projekte dhe më shumë buxhet për vitin e ardhshëm për hapësirat gjelbëruese

“Andaj, Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights i bënë thirrje ekzekutivit të komunës së Lipjanit, që fillojë me planifikimet që gjatë hartimit të buxhetit për vitet e ardhshme të planifikojë projekte për krijimin e më shumë hapësirave gjelbëruese për qytetin e Lipjanit.” Përfundon komunikata e YAHR./LN/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...