Paul Pogba e kalon portierin… e pastaj e huq portën bosh

PUBLIKUAR

Paul Pogba mund ta ketë rigjetur formën e vjetër me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester Unitedit, por mesfushori francez nuk e pati natën e tij të mërkurën ndaj Newcastle Unitedit.

Mesfushori francez shumë lehtë ka mundur ta vendoste emrin e vet në listën e golashënuesve në fitoren 2-0 të “Djajve të kuq” kundër Newcastle në “St. James Park” në Premierligë, por ai nuk qe i zoti të shënojë në portën bosh, shkruan Gazeta Express.

Katër gola dhe tri asiste në tri ndeshjet e fundit me të drejtë mund të kenë qenë arsyje për tifozët e Unitedit të shpresonin në një tjetër shfaqje brilante nga Pogba dhe ai ishte aq pranë golit në një tjetër ndeshje nën urdhrat e norvegjezit.

Në minutën e 93-të, kur Unitedi tashmë e kishte të garantuar fitoren e katërt në katër ndeshjet e fundit, Pogba pranoi një top që e veri atë ballë për ballë me portierin e Newcastle, të cilin e kaloi fituesi i Kupës së Botës, por për habinë e shumë personave nuk arriti ta qëllojë portën bosh.

Pëkundër humbjes së një rasti si ky, Pogba pati paraqitje shumë të mirë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...