Super Abrashi, në formacionin më të shtrenjtë në Bundesligë (Foto)

PUBLIKUAR

Amir Abrashi po shkëlqen në futbollin gjerman që prej transferimit të tij tek skuadra SC Freiburg.

Super mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi, u transferua gjatë këtij afati kalimtar të verës te Freiburgu, ndërsa ai ka shkëlqyer me skuadrën gjermane në ndeshjet miqësore.

25-vjeçari nga Gjakova, i cili është ndër lojtarët më të rëndësishëm te Kombëtarja e Shqipërisë, është lavdëruar shumë edhe nga trajneri i Freiburgut si dhe nga mediat gjermane për paraqitet e tij.

Së fundmi ka qenë portali i specializuar për transferime dhe për çmimet e lojtarëve, ‘transfermarkt.de’, që ka vlerësuar Abrashin.

Portali gjerman ka zgjedhur formacionin më të shtrenjtë të Bundesliga 2, ku në të bënë pjesë edhe Amir Abrashi me vlerë prej 2.250.000 milionë euro.

Urojmë që vetëm pas një stinori, vlera e Amirit të ngritët edhe më shumë si dhe të inkuadrohet në elitën e futbollit gjerman me Freiburgun. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...