Shaqiri: Liverpooli mund ta përballojë presionin

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri insiston se Liverpooli mund ta përballojë presionin e të qenit favorit për ta fituar titullin e Premierligës.

Liverpooli aktualisht është në krye të tabelës me 54 pikë, shtatë më shumë se Manchester City, transmeton Gazeta Express.

“Presioni është çdo kund në jetën tuaj, po ashtu edhe në futboll, gjithmonë ka presion”, ka thënë Shaqiri.

“Kur je i pari në tabelë të gjithë vijnë pas teje, të gjithë dëshirojnë të të mposhtin, kështu që çdo lojë është e vështirë. Ne thjeshtë duhet të vazhdojmë, të qëndrojmë në nivelin më të lartë”.

“Jam i sigurt që mund të vazhdojmë, mirëpo është një rrugë e gjatë nëse do të jemi të suksesshëm”.

Liverpooli luan si mysafir më 3 janar të vitit të ardhshëm ndaj Manchester Cityt. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...