Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është e ndjekur nga një numër i madh ndjekësish në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo preferon të ndajë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Ditët e fundit të vitit 2018, Bebe Rexha është duke i kaluar në shtëpi pranë të afërmve të saj.
Bebe Rexha (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)
Së fundmi, ajo vendosi të ndajë me fansat në InstaStory një shqetësim të vogël, që ka të bëjë me një djalë të cilin ajo e ka njohur dikur.
“A keni pasur një djalë që gjithmonë hyn dhe del nga jeta jote”, pyet fansat këngëtarja shqiptare në imazhin e parë.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Tutje, ajo publikon bisedën se si një nga këta djemtë që kishte njohur, e që tani është i martuar, i ka shkruar sërish asaj duke e pyetur se kur mund ta shohë?
Ndërkohë në përgjigjen e saj, Bebe i tregon se do të perfomrojë në eventin e vitit të ri në NBC, ndërsa i uron edhe festën.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
I mos kënaqur nga përgjigjja, djaloshi i shkruan asaj se nuk e kishte fjalën për ta parë në televizor, por duke performuar live.
Ndërsa përgjigjja që i jep Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), është se në janar ajo do të performojë në San Jose.
E lodhur nga kjo situatë, këngëtarja Rexha publikon edhe disa shkrime të tjera duke i pyetur fansat nëse është e mundur që një djalë i martuar t’i shkruajë shoqes së dikurshme, duke iu drejtuar me “shoqja ime”.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Dhe shkrimi i fundit që Bleta ndau me ndjekësit e saj kishte të bënte pikërisht me një mesazh drejtuar këtij djaloshi që e ka shqetësuar me mesazhe.
“Ti je i martuar dhe ke tri fëmijë. Bëhu një model i mirë për ta, luaj sportet e tua dhe më lër mua të qetë”, ka shkruar Bleta në përgjigjen e saj përfundimtare në InstaStory.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Përndryshe, në aspektin profesional ky vit ka qenë një ndër më të suksesshmit në karrierën e këngëtares. /Telegrafi/








