Bayern Munichu i vë ultimatum Chelsean për Mats Hummels

PUBLIKUAR

Bayern Munichu ia ka bërë të qartë Chelseat se duhet t’i ketë gatshme rreth 33 milionë euro deri më 14 janar, nëse e dëshiron Mats Hummelsin, sipas Sun.

Të kaltrit janë në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, dhe e kanë identifikuar qendërmbrojtësin gjerman si lojtar ideal për mbrojtjen, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Chelsea duhet t’ia paguajë kampionit gjerman 33 milionë euro muajin e ardhshëm për t’i siguruar shërbimet e Hummels.

Hummels e ka humbur vendin e titullarit të padiskutueshëm në skuadrën e Niko Kovacit.

Ai është i interesuar t’i bashkohet gjigantit anglez, por Bayerni i ka vënë ultimatum Chelseat deri më 14 janar për ta finalizuar transferimin, në mënyrë që vetë klubi bavarez të gjejë një zëvendësues të gjermanit para se afati kalimtar i janarit të mbyllet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...