Tayna, sherri i estradës

PUBLIKUAR

Ishte pikërisht Tayna ajo që këtë vit e merr primatin e ngatërrestares më të madhe në skenën muzikore. Ishte deklarata e saj se ajo është “nëna dhe babai” i repit që ka nxitur reagime të shumta dhe sulme të kolegeve të saj. Ishte këngëtarja Fifi ajo që i është kundërvënë ashpër Taynas, duke i bërë “diss” përmes këngës së saj “Habibi”, shkruan Gazeta Zëri.

“S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je tu u kalb n’silikon”, i ka thënë Fifi, duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj “Columbiana” thotë se e ka belin shumë të hollë. Fifi nuk mjaftohet me kaq, por shpërthen edhe me sharje kundër Taynas.

“E keni flliq krejt tu bo bordell, o ciceronk e trapit, tu ka bo shpell”, thuhet në tekstin e këngës së Fifit. Dhe pasi Tayna e kishte quajtur veten “Njerka” e repit kishte ardhur një reagim tjetër i një koleges së saj, shkruan më tutje Zëri.

Në të vërtetë Tayna përmes një postimi kishte shkruar: “Mamin e bonën bajat krejt tu e përdor, prej këtij momenti thirrëm ‘Njerkë’, sepse unë ta marr karrierën dhe burrin gjithashtu”.

Për këtë ndryshim ka reaguar këngëtarja Arta Memedi, e cila nuk ka nguruar ta sulmojë reperen dhe t’i thotë se ajo do të jetë gjithmonë e dyta. “Dikush u nervozua. Qetësohu njerka, ke të drejtë. Gjithmonë ke për të qenë e dyta. Ti ke famën, por ai t’i merr paratë. Unë i kam të dyja”, ka shkruar Arta në postim. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...