PSG takohet me agjentin e Iscos

PUBLIKUAR

Isco nuk po mundet të gjejë shumë hapësirë për të luajtur në Real Madrid që nga ardhja në stol e Santiago Solarit.

Spekulimet për një largim të spanjollit nga “Bernabeu” vazhdojnë, dhe klubi i fundit që mund të jetë destinacioni i tij është Paris Saint-Germaini, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi është takuar me agjentin dhe babën e Iscos.

Isco ka qenë në vëmendje të parisienëve edhe në kohën sa ishte Unai Emery trajner.

Për Iscon Interesim të madh ka shfaqur edhe Manchester City i Pep Guardiolës. 28-vjeçari në këtë stinor ka katër gola e dy asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...