Në sallën e kuvendit të komunës, Kuvendi i të Rinjve në Lipjan, sot ka zgjedhur kryetar, Kastriot Lumen, ndërsa formimi i kryesisë së asamblesë dhe grupeve të tjera punese, kanë mbetur të zgjidhen në mbledhjen e radhës.
I pranishëm në këtë ceremoni të themelimit të kuvendit të rinjve, ishte kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, qendrore dhe lokale.
Në këtë rast, kreu komunal, Imri Ahmeti, në përshëndetje të këtij kuvendi, theksoi se mbështetja nga ana e komunës do të jetë e garantuar, për asamblenë e të rinjve lipjanas.
“ Jam mirënjohjes dhe falënderues këtyre të rinjve që sot, organizojnë themelimin e kësaj asambleje, po ashtu ne inkurajojmë për këtë fillim të ri- frymëzues për rinin lipjanase.
Kujtoj se ky do të jetë vendi më i mirë, ku të rinjtë e Lipjanit do te kenë mundësi t’i adresojnë prioritet dhe shqetësimet e tyre , të gjitha ato çështje prioritare te cilat do të gjejnë mirëkuptim me institucione, dhe ndihmës nga ana e ekzekutivit të Lipjanit”, ka theksuar kryetari Ahmeti
Ndërkaq, kryetarja e kuvendit të rinjve të Kosovës, Denisa Limani, ka thënë se, themelimi i asamblesë së të rinjve të komunës së Lipjanit, do të jetë një zë i të rinjve lipjanas, dhe ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm themelimin e këtij kuvendi.
Ndërsa Luma ka shkruar,
Themelimi i Kuvendit rinor ne Lipjan ku pjesmarres ishin perfaqsues te Institucinoeve te komunes se Lipjanit ,kryetarja e KRK-se Deniza Limani perfaqsues te Bashkesis Islame, Policis se Kosoves, OSB-es, KFOR-it dhe te Shoqeris civile.
Njeherit dhe shpallja e kandidatures per kryetar te kuvendit rinor.
I falenderoj te gjithe ata qe votuan dhe si kryetar i këtij kuvendi se bashku me këta deputet të rinj do ti perfaqsoojme interesat e te rinjve te komunes sone ne menyre te duhur.Me respekt: Kastriot Luma” ka shkruar Luma. LN



