Guardiola e paralajmëron Kloppin: Nuk është e lehtë të jesh lider

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka paralajmëruar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, për presionin që vjen me pozitën e parë në tabelën e Premierligës.

Ndeshjet e “Boxing Day” mund të rezultojnë vendimtare në garën për titullin e Premierligës, pasi që Liverpooli arriti t’i largohet Manchester Cityt edhe për tre pikë të tjera, duke krijuar një dallim prej shtatë pikësh, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Guardiolës i pësoi dy humbje radhazi në Premierligë dhe tani ata rrezikojnë ta humbasin titullin e Premierligës, të cilin e kishin fituar sezonin e kaluar me një dallim prej 19 pikësh me klubin në vendin e dytë, Manchester Unitedin.

“Nga janari apo shkurti i sezonit të kaluar, njerëzit thanë se Premierliga kishte përfunduar. Të jetosh me këtë gjë nuk është aspak e lehtë”, ka thënë Guardiola.

“Para një muaji, njerëzit flisnin për ndeshjen kundër Liverpoolit, por ne i kishim edhe tri apo katër ndeshje para saj. Futbolli është sport ku mund të fitosh shumë ndeshje, por mund edhe të humbasësh shumë të tjera”.

Megjithatë, Guardiola ka bërë të ditur se ai beson në forcën e djelmoshave të tij për ta mbyllur distancën mes tyre dhe Liverpoolit, në mënyrë që ta mbrojnë titullin e kampionit të Premierligës duke e fituar për të gjashtën herë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...