Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë të ditur se atij do t’i pëlqente të luante përsëri me ish-bashkëlojtarin brazilian të tij, Neymarin, mirëpo e ka pranuar se do të jetë i vështirë që ai të kthehet në Barcelonë, pasi që Paris Saint-Germaini nuk do ta lejojë shitjen e tij.
Neymari e shkëmbeu Camp Nou me Parc des Princes në gusht të vitit 2017, kur e siguroi një transferim për 222 milionë euro. Ky transferim i kishte shkaktuar shumë probleme Barcelonës, që nuk kishte përgatitur transferimin e një zëvendësuesi për të, transmeton Gazeta Express.
26-vjeçari i kaloi katër sezone të mrekullueshme me Barcelonën, duke e fituar dy herë titullin e Serisë A dhe një herë titullin e Ligës së Kampionëve, por dëshira për të mos mbetur nën hijen e Messit bëri që ai ta kërkonte largimin.
Mirëpo, përkundër që ai kishte vendosur të largohej me dëshirën e tij, gjatë afatit kalimtar të verës ishte spekuluar se ai dëshiron të kthehet të luajë për Barcelonën. Edhe Messit do t’i pëlqente kthimi i brazilianit në Katalonjë.
“Kjo është një gjë e komplikuar. Do të donim ta kthenim atë në skuadër, edhe si lojtar por edhe në zhveshtore. Ne jemi shokë, kemi jetuar momente shumë të mira, disa jo edhe aq të mira, por ne kemi kaluar shumë kohë bashkë”, ka thënë Messi.
“Megjithatë, mendoj se është shumë e vështirë për të për t’u larguar nga PSG-ja. Ata nuk do ta lejojnë largimin e tij”. /Gazeta Express/


