​Man Unitedi ofron 60 milionë euro për yllin e Juventusit

PUBLIKUAR

Manchester Unitedit tashmë e ka përgatitur ofertën prej 60 milionë eurosh për anësorin brazilian të Juventusit, Douglas Costën, mirëpo raportohet se ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga kampioni italian.

Sipas raportimeve të përditshmes spanjolle, AS, “Djajtë e kuq” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 60 milionë euro për Costën gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Juventusi është i gatshëm ta pranojë këtë ofertë nëse Manchester Unitedit pranon t’ia shesë Paul Pogbën, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Calciomarcato.com pretendon se braziliani 28-vjeçar tani i ka telefonuar personalisht drejtuesit e Juventusit për t’ua shprehur atyre dëshirën që të qëndrojë edhe më tutje pjesë e skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Mediat e tjera italiane raportojnë se edhe Juventusi dëshiron ta mbajë Costën pasi që trajneri Allegri e konsideron atë si një pjesë shumë të rëndësishëm për projektin e tij, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Costa është vetëm opsioni i katërt për pozitën e tij në skuadrën e Juventusit dhe ka mundësi që ai të ndryshojë mendje për të ardhmen e tij varësisht nga oferta e klubit anglez. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...