“Po lutem çdo ditë që Neymari të vijë në Barcelonë”

PUBLIKUAR

Mesfushori i Barcelonës Arthur ka thënë se është duke u lutur çdo ditë që Neymari të kthehet në “Camp Nou”.

Superylli brazilian u transferua në Paris Saint-Germain nga Barcelona për një shumë rekord botëror 222 milionë euro verën e vitit 2017, dhe i ndihmoi klubit ta fitojë tripleten domestike në sezonin e tij të parë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ka pasur thashetheme të vazhdueshme se 26-vjeçari është i palumtur në Francë dhe mund të largohet se shpejti.

Thuhet se Real Madridi është duke e vëzhguar situatën e tij, megjithëse është folur edhe për një kthim sensacional të tij në Barcelonë.

Dhe bashkëlojtari i Neymarit në ekipin kombëtar të Brazilit, i cili kaloi te Barça për 40 milionë euro nga Gremio këtë verë, po shpreson se një ditë do ta shohë atë duke u kthyer në “Camp Nou”.

“Jam duke u lutur që ai të kthehet sepse është superyll, është e padiskutueshme. Mendoj se sa më shumë lojtarë të mëdhenj që kemi, aq më mirë për ekipin”,  tha Arthur për Mundo Deportivo. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...