Pavarësisht se kanë mbetur pak pas në garën për titull me Liverpoolin, katalunasi ende beson se skuadra e tij po përmirësohet në fushë
Manchester City e fitoi vitin e kaluar Premier ligën më 100 pikë, por Pep Guardiola beson se ata janë shumë më të mirë se atë sezon.
Sezoni i dytë i katalunasit në Etihad Stadium solli fitoren e tyre të Carabao Cup pasi që City përfundoi më 19 pikë para vendit të dytë që ishte rivali i tyre i Qytetit, Manchester Unitedit.
“Në disa detale ne jemi më të mirë se sezonin e kaluar, e cila gjë është normale sepse ne kemi kaluar më shumë kohë së bashku”, ka thënë ai për Sky Sports.
“Procesi i jonë, ndërtimi i jonë, presioni lartë që bëjmë, mënyrë si bëjmë lëvizje të ndryshme, alternativat që kemi në mbrojtje dhe sulm na bëjnë që të jemi shumë më solid së më parë”.
“Kjo është konsistenca e jonë”, është përgjigjur Guardiola kur ka folur për rekordin që theu sezonin e kaluar.
“Natyrisht, ne lëshuam pikë, kjo ndodh, por pas kësaj ne gjithmonë ishim aty, e cila gjë është gjëja më e rëndësishme për ne.
“Fitimi i trofeve apo i Ligës së Kampionëve, ishin gjashtë apo shtatë ndeshje ku ne ishim mirë, por në Premier Ligë duhet të jeni në nivel çdo tri ditë, e cila gjë tregon se sa i vështirë është ky titull”. /GazetaExpress/


