Ish-trajneri i Liverpoolit: Katër pikë s’janë asgjë, Liverpooli do të bëjë gabime në garë për titull

PUBLIKUAR

Humbja tronditëse e Manchester Cityt në fundjavë i ndihmoi Liverpoolit ta çojë në katër pikë epërsinë në krye të renditjes në Premierligë, por Roy Hodgson insiston se ende ka shumë befasi në garë për titull.

Sipas trajnerit të Crystal Palace, Liverpooli do të bëjë gabime në garë për titull dhe kjo është e pashmangshme, transmeton Gazeta Express.

Humbja tronditëse e Manchester Cityt 3:2 në shtëpi ndaj Palace të shtunën nënkupton që Liverpooli, i cili e mposhti Wolves 2-0 një ditë më herët, tani ka katër pikë më shumë se City në krye të renditjes.

Liverpooli i Xherdan Shaqirit është ekipi i vetëm pa humbje deri tani në Premierligë, në përpjekje për ta fituar titullin e parë që prej vitit 1990. Megjithatë, ish-trajneri i Anglisë Hodgson insiston se do të ketë shumë befasi.

“Nuk ma ha mendja se Pep Guardiola do të jetë shumë i merakosur për hendekun prej katër pikëve kur kanë mbetur edhe 20 ndeshje për t’u zhvilluar”, tha Hodgson, i cili e udhëhoqi Liverpooli në sezonin 2010-11.

“Njëra prej atyre ndeshjeve do të jetë ndaj Liverpoolit, por edhe pa këtë, mundësitë janë që Liverpooli do të mposhtet. Dikush jo favorit do t’i mposhtë. Rruga drejt titullit është e gjatë dhe dikush do ta tronditë atë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...