Përfundon rregullimi i trotuareve mbrapa objektit të komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Ekzekutivi i komunës së Lipjanit, në saje të angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës , sot ka përfunduar me sukses rregullimin e trotuareve, mbrapa objektit të komunës së Lipjanit. Projekte të tilla po vazhdojnë si në rregullim ashtu dhe riparim të trotuareve edhe në disa rrugë të qytetit.

Në përmbyllje të këtyre punimeve, ka dalur vet kreu i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili shoqërohej me drejtorin e Shërbimeve Publike, Heset Sahitin.

“ Ne po përpiqemi të bëjmë maksimumin tonë edhe pse ka shumë punë për të bërë. Qëllimi ynë është që Lipjani të marrë pamjen e një qyteti modern, sipas standardeve evropiane”, ka theksuar kryetari Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...