Inter po përgatitet që ta merr përsëri Modricin

PUBLIKUAR

Interi do të përpiqet që ta joshë me një ofertë fituesin e Topit të Artë, Luka Modric, duke e marrë atë nga Real Madridi, në fund të sezonit, shkruan gazeta spanjolle Marca

Kaltërzinjtë nuk e kanë sekret dhe dëshirojnë ta blejnë kroatin pasi që ai arriti në finale të Botërorit dhe kjo e kishte acaruar Real Madridin, të cilët edhe kishin kërcënuar se ata do ta raportonin rastin në FIFA, pasi që italianët kishin biseduar me të në mënyrë ilegale.

Sipas Marcas, Interi do të tentoi përsëri në verë të 2019, me drejtorin e ri Beppe Marotta që do ti udhëheq negociatat.

Marotta kishte ndihmuar në negociata për të siguruar kalimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus dhe beson se ai mund ta arrin edhe këtë marrëveshje.

Interi raportohet se i ka ofruar pagë vjetore 10 milionë euro dhe kontratë katër vjeçare, me një plan që ai mund të luaj edhe për skuadrën kineze Jiangsu Sunin-klubit simotër të Interit në Kinë-për dy vite të tjera. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...