Pranon Pellegrini: Nuk dihet se a do të qëndrojë Dzeko

PUBLIKUAR

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, pranon se nuk dihet me saktësi nëse Edin Dzeko do të qëndrojë në Etihad Stadium.

Sulmuesi boshnjak kërkohet nga Roma, mirëpo klubi italian refuzon ta paguajë shumën e kërkuar nga klubi anglez (rreth 30 milionë euro).

“Edin nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit, sepse nuk është e qartë nëse do të vazhdojë këtu”.

“Mirëpo, ai është duke u angazhuar me pjesën tjetër të skuadrës”, u ka thënë Pellegrini gazetarëve.

29-vjeçari ka pasur probleme me pozitën e startuesit te City qëkur u transferua nga Wolfsburgu (2010), megjithatë ka arritur të shënojë 71 gola në 185 paraqitje (shumica e të cilave ishin nga banka rezervë). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...