Isco është i rëndësishëm për Real Madridin, La Ligën dhe Spanjën sipas Fernando Snaz.
26-vjeçari ende nuk ka startuar në një ndeshje që prej se ka ardhur në stol Santiago Solari, transmeton Gazeta Express.
“Mendoj se ai është një lojtar unik.”, ka thënë ish-lojtari i Real Madridit Snaz.
“Mendoj se ai do ta transformojë këtë problem në duartrokitje sepse është një lojtar i rëndësishëm për Real Madridin, për Spanjën dhe La Ligën”.
Ka pasur mjaft spekulime se mesfushori spanjoll mund të largohet nga “Bernabeu” pasi nuk po mundet të gjej vend në formacionin e Solarit/Gazeta Express/


