Ahemti me shqetsim për çështjen e statusit të zjarrfikësve, mjetet e punës të tyre

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në një takim, Ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, me ç ‘rast u zhvillua edhe një takim i përbashkët me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Lipjanit.
Gjatë takimit u biseduan shumë çështje, si siguria në komunën e Lipjanit , statusi i zjarrfikësve dhe ekstremizmi fetar.

Fillimisht, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Hyseni, për vizitën, dhe duke e njoftuar atë për zhvillimet në komunën e Lipjanit, ka theksuar se çështja e sigurisë në Lipjan , është e qetë dhe stabile, pa ndonjë indikacion të përkeqësimit.

Ndërsa si shqetësim, kryetari Ahemti, theksoi çështjen e statusit të zjarrfikësve, mjetet e punës të tyre të vjetra si dhe zgjidhjen e mëditjeve për mbledhjet që mban KKSB.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të brendshme, Skender Hyseni, ka premtuar bashkëpunim si dhe është zotuar se Policia e Kosovës është e gatshme në çdo moment që të ju përgjigjet kërkesave të qytetarëve, në mënyrë që të evitohen rreziqet e mundshme nga faktorë të ndryshëm.

Po ashtu, ministri Hyseni, ka folur edhe për rëndësinë jetike që ka Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili është funksional dhe mban takime të rregullta me kryetarin e komunës.

“ Është me rëndësi jetike që Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi është funksional dhe aty adresohen të gjitha shqetësimet pa përjashtim që mund të kenë qoftë individët, qoftë komunitetet e ndryshme , tha ministri Hyseni

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Imer Kaçova, gjendjen e sigurisë e vlerësoi të qetë, nëpërmjet raportit zyrtar, të cilin e prezantoi gjatë këtij takimi.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, Vehbi Gajtani, tha se me kontakte të vazhdueshme që kemi me gjitha institucionet komunale, me kryetarin e komunës, kemi arritur të ndërtojmë raporte pozitive me gjitha komunitetet që veprojnë në komunën e Lipjanit, njofton Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...