Ja sa para do t’i ketë në dispozicion për transferime trajneri i ri i Unitedit

PUBLIKUAR

Një qendërmbrojtës dhe një mesfushor do të jenë prioritet kryesore të Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i ri i klubit anglez Ole Gunnar Solskjaer do t’i ketë në dispozicion 55 milionë euro për afatin e transferimeve në muajin janar, transmeton Gazeta Express.

Unitedi do t’i ofrojë mundësi trajnerit të ri që të bëj transferime pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga posti i trajnerit gjatë kësaj jave.

Toby Alderwireld dhe Douglas Costa janë dy emrat që po qarkullojnë në mediat angleze si dy lojtarët që mund të transferohen në “Old Trafford” gjatë janarit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...